Loading…
Meteori 10-fish më i fuqishëm se Hiroshima goditi tokën në dhjetor të vitit të kaluar
  • 18/03/2019 | 14:27

Meteori 10-fish më i fuqishëm se Hiroshima goditi tokën në dhjetor të vitit të kaluar

Agjensia ‘NASA’ ka zbuluar një objekt të madh dhe të zjarrtë që ka shpërthyer në atmosferën e planetit tonë në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Ky shpërthim ishte më i madhi i këtij lloji në 30 vjetët e fundit dhe më i madhi që nga rënia e meteorit në Chelyabinsk në Rusi para gjashtë vjetësh.

Sidoqoftë, shpërthimi nuk u vërejt shumë nga banorët e zones dhe hulumtuesit sepse ndodhi në hapësirën ajrore mbi Detin e Beringut, pranë Gadishullit të Kamchatkas në Rusi.

Objekti i ardhur nga hapërsira ka shpërthyer me një energji dhjetë herë më të madhe sesa energjia e liruar nga shpërthimi i bombës bërthamore në Hiroshima, shkruan BBC.

Lindley Johnson, zyrtar për mbrojtje të planeteve në “NASA”, ka thënë se meteorët e kësaj madhësie zakonisht hyjnë në atmosferën e planetit tonë vetëm dy ose tri herë në 100 vjet.

Ky trup qiellor është futur në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 32 kilometrash në sekondë dhe ka shpërthyer në një lartësi prej 25 kilometrash nga sipërfaqja e saj. Besohet që pesha e tij ka qenë rreth 173 kilotonë.

Shpërthimi i këtij trupi është regjistruar nga satelitët ushtarakë. Më saktësisht, agjencia “NASA” është njoftuar për këtë shpërthim nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë