Loading…
Meterologët parashikojnë motin për sot dhe ditët në vazhdim |Tabela
  • 19/06/2019 | 23:22

Meterologët parashikojnë motin për sot dhe ditët në vazhdim |Tabela

Sipas meterologëve, vazhdon edhe më tutje mot i paqëndrueshëm, me mundësi për shtrëngata me shi. Në fundjavë më nxehtë, intervale më të gjata me diell, transmeton Gazeta Metro.


Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale nga 24C deri në 30C.

Parashikim i detajuar i motit nga sot deri ditën e hënë.

20.06 – Diell dhe vransira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga orët e mëngjesit dhe gjatë ditës priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.
21.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.
22.06-23.06 – Të shtunën, nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e diel, kryesisht diell. Pasdite vonë mundësi për shtrëngata të izoluara me shi.
24.06 – Paradite intervale më të gjata me diell. Pasdite zhvillime të vransirave, e priten edhe shtrëngata të shpërndara me shi.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë