Loading…

Meterologët tregojnë deri kur do të vazhdojë shiu në Kosovë

  • 18/06/2019 | 22:10

Meterologët tregojnë deri kur do të vazhdojë shiu në Kosovë

Moti në Kosovë do të vazhdojë të mbajë me shi edhe gjatë dy ditëve në vijim, transmeton Gazeta Metro.


Siç parashikon Prishtina Weather, nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa ka mundësi edhe për reshje shiu.

Siç bëhet e ditur tutje, vende-vende ka mundësi edhe për breshër.

Temperaturat maksimale do të jenë 29 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 11.

Parashikimi më i detajuar:

19.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Që nga orët e paradites dhe pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me breshër. Era drejtimesh të ndryshme 1-7m/s. Indeksi UV: 9.

20.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Paradite mundësi për shtrëngata të izoluara me shi. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Era drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 8./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë