Loading…

Metodat e thjeshta për të hequr njollat nga rrobat tuaja

  • 03/12/2019 | 10:42

Metodat e thjeshta për të hequr njollat nga rrobat tuaja

Sa rroba keni në garderobën tuaj që s’i vishni vetëm sepse kanë një njollë të çuditshme që s’ia keni idenë ku e bëtë, dhe kështu nuk keni ndonjë ide se si ta hiqni atë, transmeton Gazeta Metro.


Këto janë disa nga metodat që t’i hiqni njollat shumë shpejt:

Zhytje në lëng limoni

Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, përgjatë gjithë natës, shkruan anabel. Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas lajini normalisht.

Besojini diellit, zbardhuesit numër një

Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.

Uthull (e bardhë jo e verdhë)

Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthull, aq sa ju ta shihni të arsyeshme (gjysmë filxhani ndoshta).

Sodë buke

Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).

Sekreti i blusë

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë