Loading…

Metro: Disa fjalë për Klika

  • Nga

  • 07/11/2016 | 14:40

Metro: Disa fjalë për Klika

Tashmë është bërë traditë që një fjalë hyrëse të botohet, për çdo medium të ri që fillon punën dhe të gjithë shkruajnë fjalë të mëdha për vetën, për ta bindur lexuesin dhe audiencën se janë më të mirët dhe se janë më të veçantë se të gjithë tjerët.

Por, ne dëshirojmë të jemi të sinqertë me ju dhe të shpalosim vizionin tonë me këtë fjalë hyrëse pa dashur të thurrim fjalë madhështie, ende pa filluar punën mirë.

Ne synojmë fillimisht të raportojmë shpejtë, saktë dhe të plotësuar, pa ju ngacmuar juve me tituj bombastik vetëm për të ju shtyrë të klikoni, dhe pastaj të zhgënjeheni me atë që keni lexuar. Sigurisht që ju ka ndodhur, ashtu siç më ka ndodhur edhe mua.

Por vizitat dhe klikimet masive, nuk janë prioritet për ne, sepse synonjmë kredibilitetin, pra besueshmërinë si prioritet kryesor. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është një rrugë e gjatë që kërkon punë dhe diciplinë ditore. Kërkon që prodhimi gjithmonë të sigurojë saktësinë maksimale dhe te analizoj gjithmonë interesat e lansimit dhe prodhimit të fakteve, të kujdeset maksimalisht në përzgjedhjen e stafit dhe bashkëpuntorëve që media do tju ofroj hapsirë dhe plasman në platformën tonë mediale.

Natyrisht të gjitha këto duhet të jenë në përputhje trendet moderne, qoftë ideore dhe konceptive, qoftë të dukjes dhe dizajnit, e poashtu edhe duke respektuar të gjitha aspektet ligjore. Arritja e kredibilitetit është esencial në ndërtimin e konceptit dhe vizionit tonë si Metro.

Synojmë të jemi të pavarur. Nuk është e lehtë për një medium sot, as në Kosovë, e as në botë të jetë i pavarur në kuptimin e plotë të fjalës. Ne besojmë se pavarësia fitohet dhe arrihet me punë dhe cilësi në fushën dhe lëmin ku punojmë. Andaj edhe vizioni ynë fillon këtu dhe synon të arrij dhe të reflektoj pavarësi konceptuale, finaciare dhe qëndrueshmëri.

Pavarësia jonë është e rëndësishme sepse na mundëson të funksionojmë objektivisht, dhe për këtë arsye mbetet synim dhe parim i joni krucial.

Ndryshe nëse nevojitet të përkufizohet koncepti ynë, apo pyetemi në esencë se kush jemi dhe çka besojmë, natyrisht se nuk mund të themi nuk i takojmë asnjë koncepti. Ne poashtu nuk jemi të levituar në ajër, pa u vjerrë kund, apo pa bazë e themel diku. Edhe konceptet tona e kanë bazën e vet diku, në çka besojmë.

Nuk mund të themi se nuk jemi idealistë, sepse vet fakti i iniciimit të kësaj platforme mediale i ka edhe konceptet idealiste që mbështeten diku. Dhe vizioni ynë bazohet në koncepte liberale, si në kuptimin politik e shoqëror, ashtu edhe në kuptimin fetar dhe kombëtar, për liritë e njeriut dhe të drejtat e të gjithëve si të lirë për të vepruar, menduar dhe besuar.

Gazeta Metro, sot fillon me 7 nëntor 2016, dhe shpreson të festoj ditëlindje pakufi në numër si e besueshme, kredibile dhe e pavarur.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë