Loading…

Mevlan Zeka: Do t’i mbrojë me respekt ngjyrat e klubit, do jap maksimumin që të kemi suksese

  • 01/08/2020 | 16:13

Mevlan Zeka: Do t’i mbrojë me respekt ngjyrat e klubit, do jap maksimumin që të kemi suksese

Sulmuesi i njohur, Mevlan Zeka, nga sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Ballkanit, transmeton Gazeta Metro.


Ish sulmuesi i Feronikelit ka falënderuar Presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin, drejtorin Avni Bytyqin, dhe trajnerin e skuadrës, Ismet Munishin, për interesimin e shfaqur.

Zeka ka premtuar se do jep maksimumin që Ballkani të regjistroi suksese tjera, duke shtuar se do t’i mbrojë me respekt ngjyrat e klubit.

“Njejte sikur topi i futbollit qe rrokulliset, edhe karriera jonë si futbollist ndryshon.Sot në një ekip, nesër në tjetrin.Prandaj miq dhe dashamir,dua të ju informoj se që nga sot jam pjesë e klubit futbollistik FC Ballkani.Falenderoj presidentin e klubit Arsim Kabashi,Drejtorin Avni Bytyqi,si dhe trajnerin Ismet Munishi për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ma dhuruan që të jem pjesë e klubit.Unë si lojtar i këtij klubi,do të jem shumë i përkushtuar dhe do e jap maksimumin tim në mënyrë që të kemi suksese dhe të korrim fitore.Do ti mbroj me respekt ngjyrat e këtij klubi.Mirë se ju gjej tifozë dhe qytetarë të Suharekës” – ka shkruar Zeka.

Kujtojmë se Mevlan Zeka ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Ballkanin. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Kenan Haxhihamza tregon arsyet pse zgjodhi Ballkanin dhe objektivat me klubin e ri

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë