Loading…

Miftaraj i ashpër: Nëse do të kishte shtet ligjor, Hoti me siguri do të ishte në qendrën e paraburgimit

  • 24/10/2020 | 20:16

Miftaraj i ashpër: Nëse do të kishte shtet ligjor, Hoti me siguri do të ishte në qendrën e paraburgimit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është shprehur tejet i revoltuar se si po zhvillohen ngjarjet në Kosovë, saktësisht për veprimet jo të duhura që Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti po i bën, shkruan Gazeta Metro.


Miftaraj ditëve të fundit ka qenë tejet kritikues ndaj Qeverisë Hoti, për rrjedhjen e problemeve në Kosovë, e në veçanti për shuarjen Task-Forcës anti-korrupsion.

Ai ka thënë se po të kishte shtet ligjor, kryeministri Hoti me siguri do ishte duke e kaluar natën ne qendren e paraburgimit ne Prishtinë.

“Nese Kosova do te kishte shtet ligjor dhe Prokurori qe punon ne baze te Kushtetutes dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do te kishte kaluar naten ne qendren e paraburgimit ne Prishtine ne pritje te nje procesi gjyqesor”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:

Nese Kosova do te kishte shtet ligjor dhe Prokurori qe punon ne baze te Kushtetutes dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do te kishte kaluar naten ne qendren e paraburgimit ne Prishtine ne pritje te nje procesi gjyqesor.

Kerkeses se Vettingut ne Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit te Prishtines.

Vetem paramendo sa studenta kalojne permes “edukimit” nga lloji i “profesorave” alla Avdullah Hoti.

Anti-vlera dhe kapja e shtetit eshte shenderruar ne politike kryesore e Qeverise Hoti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë