Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka folur rreth tiketës prej 5 euro, që pas presionit të mediave dhe shoqërisë civile, u shfuqizua nga Qeveria e Kosovës. Miftaraj ka pyetur se a është ministër i Infrastrukturës, Liburn Aliu apo Hysen Durmishi, duke parë që vazhdimisht ai që merr vendime për çudi është zëvendës i ministrit, shkruan Gazeta Metro.
Miftaraj ka ironizuar, me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, për të cilin ka thënë se si duket gjithë ditën Aliu rrinë duke nënshkruar dokumente për delegimin e kompetencave zëvendësit të tij Hysen Durmishit.
“Liburn Aliu si duket gjithe diten rrin tu nenshkru vendime me ia delegu kompetencat zevendesit te tij Durmishit per çeshtje qe jane kompetence e Ministrit”, ka shkruar Miftaraj.
Sipas Miftarjat kjo po ndodhë sepse Aliu se shpejti do të shpallë kandidaturën për kryetar të Prishtinës, ndërsa Durmishi do jetë edhe ‘de jure do’ jete ministër i Infrastrukturës.
“Mire boll, edhe ashtu qartazi po shihet se Liburni shpejt e shpall kandidaturen per kryetar te Prishtines, e Durmishi edhe de jure do jete minister!”, ka shkruar Miftaraj./gazetametro.net
Postimi i plotë:
A është Minister Liburni a ky Durmishi?
Nenshkrova kete, shfuqizova ate, anulova kete, mora vendim per kete.
Liburn Aliu si duket gjithe diten rrin tu nenshkru vendime me ia delegu kompetencat zevendesit te tij Durmishit per çeshtje qe jane kompetence e Ministrit.
Mire boll, edhe ashtu qartazi po shihet se Liburni shpejt e shpall kandidaturen per kryetar te Prishtines, e Durmishi edhe de jure do jete minister!