Loading…

Miftaraj radhit kushtet që duhet Kosova të plotësojë për KiE pas publikimit të raportit

  • 29/11/2023 | 13:47

Miftaraj radhit kushtet që duhet Kosova të plotësojë për KiE pas publikimit të raportit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka nxjerrë disa kushte që, sipas tij, Kosova duhet të plotësojë për anëtarësim në Këshillin e Europës bazuar në raportin e publikuar nga raportuesit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan Gazeta 


Përmes një postimi në Faceboom, Miftaraj ka radhitur disa pika, ku njëra ndër pikat është edhe ajo e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për pronën rreth Manastirit të Deçanit, për të cilën kishte kërkuar edhe QUINT’i që Qeveria e Kosovës ta zbatojë.

Po ashtu, Miftaraj thotë se në bazë të asaj që thuhet në raport, Kosova duhet që Njësinë Speciale në veri mos ta dërgojë për detyra të zakonshme.

Rruga drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës kërkon nga Kosova të përmbushë këto kushte, sipas Miftarajt:

Të zbatohet pa vonesë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e kishës së Deçanit;

Politika me theks të veçantë partia në pushtet LVV të respektojë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë ndalja e kritikave te panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor.

Kushtet shtesë për anëtarësim në Këshillin e Europës:

Të vazhdohen përpjekjet për reformimin e gjyqësorit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe duke respektuar plotësisht standardet e Këshillit të Evropës

Te ndërmirren hapat e nevojshëm për të siguruar që kërkesat pronësore nga refugjatët dhe PZHBV-të të gjykohen brenda një kohe të arsyeshme;

Te vazhdohen përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit të ri në këtë fushë;

Përdorimi i forcave speciale policore në veri të Kosovës të përmbahet nga kryerja e detyrave të zakonshme policore dhe të sigurohet që forcat e tilla të dislokohen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë