Loading…

Miftaraj thumbon VV’në pas vendimit të Kushtetueses: Arroganca sjell këtë rezultat

  • 24/03/2023 | 20:37

Miftaraj thumbon VV’në pas vendimit të Kushtetueses: Arroganca sjell këtë rezultat

Njohësi i çështjeve juridike dhe drejtuesi i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar pas vendimi të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial.


Miftaraj ka thumbuar partinë në pushtet, Vetëvendosje, duke thënë se pas këtij vendimi mbase e kupton që mbështetja 51% nuk mjafton, ngase duhen edhe profesionalizëm dhe seriozitet për të hartuar politika dhe pajtim me Kushtetutën e vendit.

Ai ka akuzuar pushtetin për qasje arrogante.

Reagimi i plotë i Miftarajt:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet te respektohet dhe zbatohet pa asnje rezerve.  Komentimi apo gjykimi ne publik i vendimit te gjykates eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e kesaj gjykate.

PDK dhe LDK nuk duhet te ndihen krenar me gjendjen ne sistemin prokurorial te Kosoves, te cilin edhe sot e mbrojne me te gjitha mjetet ne dispozicion. Keto parti nuk dojne ndryshime ne KPK, por duan status quo.

Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit per te hartuar politika ne pajtim me Kushtetute eshte evidente.  Arroganca se mund te bejne çka te duan sjell kete rezultat.

P.S.  Kam besuar se ky ligj do kaloj filtrin e Gjykates Kushtetuese, sidoqofte vendimi i gjykates eshte final dhe i njejti duhet të respektohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë