Loading…

Miftaraj: Veprimet e fundit të Kurtit, blerje e kohës që marrëveshja finale me Serbinë mos t’i mbetet në dorë

  • 05/06/2023 | 23:40

Miftaraj: Veprimet e fundit të Kurtit, blerje e kohës që marrëveshja finale me Serbinë mos t’i mbetet në dorë

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se veprimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti në veri të vendit, janë kryesisht për të blerë kohë përmes këtyre trazirave, në mënyrë që hartimi i marrëveshjes së themelimit të Asociacionit, mos të jetë në dorën e tij.


“Partnerët ndërkombëtarë kanë thënë se vitet 2022-2023 janë momentum i arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke u dhënë si afat muajin shtator-tetor 2023, jo vetëm marrëveshjen bazë, por edhe për arritje të mëdha drejt normalizimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve”, tha Miftaraj.

Ai shtoi se për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe veprimeve të njëanshme të Listës Serbe me rastin e dorëheqjeve masive të pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, kemi ardhur në një situatë ku tema kryesore është themelimi i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sipas mendimi tim, në këto rrethana karta kryesore është që sa më shpejtë ta kemi statutin, pasi për këtë arsye edhe i gjithë presioni është tek Kosova, e që pastaj t’iu hapen rrugët veprimeve tjera që vinë në raport me Serbinë, para partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shtoi Miftaraj në emisionin “Tempus” në KTV,

Ai tha se nëse deri në fund të këtij viti nuk kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ky problem do të zgjatet edhe për 4-5 vitet e ardhshme, ku Kosova do të humbasë shumë.

“Pasi edhe përkundër faktit se Kosova ka marrë obligime shtesë në raport me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, ka pasur edhe përfitime përmes të cilave do të forcohej subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, dhe nëse deri në fund të vitit nuk themelohet Asociacioni, do të kemi regres në zhvillimin e integrimit evropian dhe ndërkombëtar”, shtoi Miftaraj.

Këto diskutime në “Tempus”, u bënë në kohën kur në ndërtesën e Qeverisë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë