Loading…

Migjeni dhe Agolli: Moderniteti në vargjet shqipe

  • 14/10/2020 | 12:32

Migjeni dhe Agolli: Moderniteti në vargjet shqipe

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi dje, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, aktivitetin kushtuar Migjenit dhe Dritëro Agollit, në nderim të figurës së tyre dhe në përkujtim të datëlindjeve.

Në aktivitet ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti dhe Drejtori i Muzeut, dr. Dorian Koçi, si edhe studiuesit Elvis Hoxha, prof. asoc. dr. Kristaq Jorgo, dr. Primo Shllaku, prof. dr. Ethehm Ruka, Drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, shkrimtarja Diana Çuli, dr. Elona Birko, dr. prof. Aleksandër Çipa dhe mbesa e Migjenit, zonja Angjelina Luarasi (Ceka). Aktiviteti u shoqërua me poezitë e Migjenit dhe Agollit, interpretuar nga aktori Gëzim Rudi, si dhe me pjesëmarrjen e aktores dhe këngëtares Justina Aliaj.

Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX, si dhe një zë krejtësisht novator nga brendia, forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.

Nuk numërohen vlerësimet. Në 82 vjetorin e Lindjes në vitin 2013, shkrimtari i madh Dritëro Agolli është vlerësuar edhe me çmimin “Carlo Levi” në Itali.

Qëllimi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë