Loading…
Migrim i pandalshëm: Serbinë e kanë braktisur 650.000 qytetarë
  • 11/02/2019 | 11:03

Migrim i pandalshëm: Serbinë e kanë braktisur 650.000 qytetarë

Në 20 vitet e fundit Serbinë e kanë braktisur 650.000 qytetarë, kryesisht të rinj mes moshës 15 e 24 vjeç, transmeton Gazeta Metro.

Lidhur me këtë të dhënë, ministri i punës i Serbisë, Zoran Dordjevic ka thënë se emigrimi është “çështe mbi të gjitha çështjet” dhe ka paralajmëruar formimin e një trupi koordinues për migrime ekonomike dhe të ndalojnë ikjen masovike nga vendi.

Televizioni shtetëror serb RTS bën të ditur se Shërbimi për migracion i Gjermanisë vlerëson se gjatë dy viteve të fundit nga Serbia në Gjermani janë shpërngulur mbi 51.000 persona, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2018 gati 19.000 punëtorë nga Serbia kanë pasur qëndrimin e lejës në Gjermani, që është për 2.000 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ministrit Djordjevic, po punihet që të mos kenë një problem shtesë në të ardhmen, kur Serbia të hyjë në BE, dhe atë në formën e ikjes së pakontrolluar të qytetarëve në shtete të caktuara anëtare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë