Loading…

Mijëra euro kontejnerë nëntokësorë që nuk punuan asnjëherë

  • 28/01/2017 | 19:31

Mijëra euro kontejnerë nëntokësorë që nuk punuan asnjëherë

Në vitin 2013, mbi 200 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Prishtinës ndërtimi i 12 pika të kontejnerëve nëntokësorë në disa lokacione.


Pas përfundimit të projektit, ato nuk u funksionalizuan. Patën defekte serioze me makinerinë që do t’i nxjerrte mbeturinat nga gropa. Mijëra euro u shpenzuan edhe në përpjekjen që të adaptohen disa kamionë që do t’i bënin funksional kontejnerët modern, as kjo nuk funksionoi.

Drejtori i kësaj kompanie Regjionale, Feim Salihu ka thënë se kanë rrezikuar edhe punëtorët në përpjekje për t’i vënë në funksion kontejnerët, por ka qenë e pa mundur, shkruan lajmi.net.

”Fillimisht, patëm kërkuar që të bëhet një rishikim nëse ata kontejnerë janë funksional. Gjatë operimit tonë , janë rreth 20 deri në 30 mijë euro defekte që i kemi krijuar duke u munduar që të operojmë me atë projekt. Pra, nuk kemi mundur të gjejmë kurrfarë zgjidhje. Duket që ato nyjet sanitare që duhet të lidhen nuk janë në rregull, platformat nuk janë të balancuar mirë që të ngritën në dhjetë metra. Pra, pompat që janë për ngritje duket që nuk janë të mira, i kemi salduar 100 herë prapë nuk bëjnë”, ka thënë Feim Salihu, kryeshef në Kompaninë Regjionale “Pastrimi”.

16389104_10210364160233899_355903288_o

Kontejnerët janë ndërtuar nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, ndërkaq, kryeshefi i “Pastrimi”-it, thotë se me administratën aktuale nuk kanë komunikuar asgjë rreth tyre.

“Komuna i ka vendos vetë ata kontejner, është rropatur të bëjë diçka, po s’ka bërë asgjë, bile nuk na kanë paguar asnjë centë për defektet që na janë krijuar. Rreth kësaj çështje Komuna nuk ka pasur kurrfarë konsulte me ne, disi ata jetojnë si në Mars. Nuk kamë ide se çka do të bëhet me ta. Kamë dhënë urdhër që ata të mbyllen, dhe skaj tyre të vendosen kontejnerët mbitokësor për operim. Po të lihen ashtu, veç dukët një ambient i çoroditur, disa nga ta kemi hequr shumë keq që ti ulim poshtë. Nëse komuna i funksionalizon ndonjëherë edhe ne punojmë me ta”, tha Salihu.

Pos, shpenzimeve që ka bërë kompania “Pastrimi”, siç thotë drejtori Salihu rreth 30 mijë euro që kontejnerët të bëhen funksional, edhe administrata aktuale ka shpenzuar mijëra euro për ta.

16357560_10210364159353877_1704957991_o

Në vitit 2015, nëpërmjet një tenderi ishin adaptuar katër kamionë. Tenderi është quajtur “Adaptimi i kamionëve për grumbullimin e mbeturinave dhe furnizimi me traktor dhe pajisje përcjellëse – pjesa e II-të”. Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 27,950.00 euro. Por, këta kamionë kanë kryer punë vetëm disa ditë.

Shpend Ahmeti kishte shkruar në Facebook se qeverisja e LDK-së në kryeqytet kur kishte filluar këtë projekt nuk kishte bërë planifikim e mbledhjes së bërllokut. “Në fushatën e vitit 2013 qeverisja e atëhershme komunale hapi disa gropa nëpër qytet shpejtë për kontejnerë nëntokësorë. Por nuk ishte menduar mbledhja e mbeturinave sepse komuna nuk kishte as kamionë për ta”, kishte shkruar Ahmeti.

Pas këtij ekzaltimi, Komuna kishte bërë njoftim për dhënie të kontratës ‘Rregullimi i vendeve te kontejnerëve nëntokësore dhe furnizimi me kontejner’. Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 222,222.00  euro, por kontrata nuk ishte nënshkruar me kompaninë fituese “Taifor”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë