Loading…

Mijëra kosovarë të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi (Foto)

  • 24/12/2016 | 13:00

Mijëra kosovarë të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi (Foto)

Ky është kufiri Kroaci-Serbi ku mijëra kosovarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 7 orë.

Qytetarët për lajmi.net kanë thënë se ata nuk po lejohen të hyjnë në Serbi pasi që policia serbe po ju kërkon letrat e hyrjes në Serbi përmes të cilave “nuk prejudikohet statusi i Kosovës”.

Këto letër ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë të kosovarëve nëpër territorin e Serbisë.

1

Situata në kufirin Kroaci-Serbi vazhdon të jetë e njëjtë dhe se kosovarët me pasaporta dhe shtetësi të Kosovës ende nuk po lejohen të hyjnë në Serbi e më pas të arrijnë bë Kosovë.

Lëvizja e kosovarëve nëpër serbi bëhet vetëm me letërnjoftim, por në momentin që hyn në kufi shtetasve të Kosovës iu lëshohet një dokument nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku thotë se nuk prejudikohet statusi i Kosovës.

Të njëjtin duhet ta prezantoni edhe gjatë daljes, ndërsa mërgimtarët që nuk e kanë këtë letër kanë hasur në telashe dhe kanë ngecur në kufi.

2

Lexues të lajmi.net kanë treguar se janë më shumë se 2 mijë vetura që janë duke pritur në kufi, dhe që nuk po lejohen të kalojnë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë