Loading…

Mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Australi

  • 27/11/2021 | 14:06

Mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Australi

Australia është përfshirë nga protestat kundër masave anti-Covid. Rreth 20,000 protestues u mblodhën në Melburn për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm dhe pasaportën shëndetësore.


Protestuesit kërkuan shkarkimin e kryeministrit të Viktorias, Daniel Andrews. Demonstrata të  tilla kanë vazhduar për javë të tëra, por situata është përkeqësuar për shkak të masave të reja qe janë prezantuar.

Nisur që  nga dita e hënë të gjithë punonjësit në sistemin arsimor duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar. Demonstratat vinë  pasi Victoria regjistroi 1,252 raste të reja COVID-19 dhe pesë humbje jete në 24 orët e fundit.

Ndërkohë qeveria australiane njoftoi mbylljen e kufijve të saj për 9 vende të Afrikës Jugore dhe ka pezulluar të gjitha fluturimet nga rajoni për shkak të variantit Omicron të covid19.

Ministri i shëndetësisë Greg Hunt tha se pavarësisht normave të larta të vaksinimit sërish nevojiten masa paraprake.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë