Loading…

Mijëra protestues kundër masave kufizuese në Holandë

  • 04/12/2021 | 15:09

Mijëra protestues kundër masave kufizuese në Holandë

Disa mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin Utrecht të Holandës për të protestuar kundër kufizimeve ndaj pandemisë, të cilat u vendosën në fuqi në fundjavën e kaluar.


Protestuesit ecën rrugëve duke mbajtur në duart pankarta ku shkruhej “Liri Mjekësore Tani” dhe duke valëvitur flamuj holandezë. Përgjatë rrugëtimit të protestuesve u vërejt pranie e madhe e policisë, shkruan Reuters.

Kjo ishte protesta e parë e madhe në Holandë kundër masave, në të cilat përfshihen mbyllja e hershme e restoranteve e bareve dhe e shumicës së shitoreve për ta luftuar rritjen e numrit të infeksioneve, që po rrezikon ta stërngarkojë sistemin shëndetësor.

Holanda u përball me protesta të dhunshme para dy javëve, pasi qeveria i publikoi planet për t’ua ndaluar të pavaksinuarve qasjen në shumicën e hapësirave publike.

Këto plane po kundërshtohen edhe nga një pjesë e deputetëve, përfshirë disa të partive të koalicionit qeveritar. Masat e tilla nuk janë vendosur ende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë