Loading…
Mike Pompeo: Laku po shtrëngohet në qafën e Maduros
  • 15/04/2019 | 17:30

Mike Pompeo: Laku po shtrëngohet në qafën e Maduros

Sekretari i shtetit Mike Pompeo, ruajti për në fund të vizitës tre ditore në shtetet e amerikës latine, mesazhin më të rëndë për Nicolas Maduron e Venecuelës, poashtu porosi edhe për Rusinë dhe Kubën,  transmeton Gazeta Metro.


SHBA’të do të përdorin të gjithë mjetet ekonomike, diplomatike në dispozicionin e saj që të vendosë përgjegjësinë para Presidentit Maduro për krizën që i shkaktoi vendit të tij.

Sekretari Mike Pompeo foli nga qyteti kufitar Cucuta në Kolumbi, ku vizitoi strehimoren e të ikurve nga Venecuela, poashtu dhe depon e ndihmave humanitare, ku u shpreh se  “Do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të e ndihmuar popullin e Veneceulës”. Pompeo vazhdoi edhe me “do të përdorim sanksione, revokim vizash e mjete të tjera dhe betohemi se do të mbajmë pushtetin dhe ata që e mbajnë, si të përgjegjshëm për korrupsionin dhe represionin e demokracisë”.

Sekretari i shtetit të SHBA’ve tha se Kubanët duhet të kuptojnë se do të ketë çmim për të paguar për përkrahjen e Maduros”. Mike Pompeo shtoi edhe “Poashtu të njejtën bisedë do ta bëjmë edhe me Rusët”.

Më shumë se 3 milionë Venecuelas kanë ikur për shkak të krizës politike, mungesës së ushqimeve e ilaçeve  dhe inflacionit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë