Loading…

Mike Tyson thotë që tymos 40 mijë dollarë marihuanë çdo muaj

  • 14/08/2019 | 17:18

Mike Tyson thotë që tymos 40 mijë dollarë marihuanë çdo muaj

Ish kampioni i botës në boks tha të hënën se i tymos diku 40 mijë dollarë të bimës psike aktive, më mirë të qetësohet me të se të kafshojë dikë, transmeton Gazeta Metro.


Në episodin e të hënës së podcast të tij “Hotboxin” bashkë me ish lojtarin e futbollit amerikan NFL, tani avokues i përdorimit të marihuanës Eben Britton, treguan sa tymosin.

“Ne tymosim 10 tonelata në muaj në fermën tonë ” tha Britton, duke ju referuar Tyson Ranch, ferma dhe resori hotelier 40 hektarësh i ish kampionit të boksit.

“A është kjo çmenduri” pyeti Tyson me një ton që tregonte se e dinte përgjigjen tanimë.

Kjo lëvizje e Mike Tyson në karrierë mund të jetë më fitimprurësja. Pak pas zbatimit të ligjit për marihuanë rekreacionale në shtetin e Kalifornias, Tyson hapi biznesin e tij të kultivimit të marihuanës.  Tyson Ranch shet 9 lloje të bimës kanabis, ekstrakte të fuqishme e së shpejti edhe produkte ushqimore me marihuanë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë