Loading…

Miku i shqiptarëve, ish presidenti kroat ndalon ekstradimin e Ballistit në Serbi (Foto)

  • 31/07/2017 | 18:40

Miku i shqiptarëve, ish presidenti kroat ndalon ekstradimin e Ballistit në Serbi (Foto)

Ballisti i famshëm i dronit të Beogradit në ndeshjen historike në futboll Serbia – Shqipëria është ndaluar në Kroaci ku u hap procedurë edhe për ekstradim në Serbi. Por, falë miqësisë shqiptaro – kroate, dhe personaliteteve si ish presidenti Stjepan Mesic, Ismail Morina, nuk do të përfundojë prapa grilave serbe.


Mesic thuhet se është angazhuar vet, që të mos lejojë ekstradimin e Ballistit në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar dhe person i afërt i biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli, shkruan gazetametro.net.

Ai, përmes një njoftimi në Facebook, dhe një fotografie ku shihet bashkë me Mesicin dhe Pacollin, ka thënë se “Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi. Kjo falë miqëve tonë kroat. I lumtë mikut tim për angazhimin e tij”, ka shkruar Murseli, në përshkrimin e fotos, ku ai shihet me Mesicin dhe Pacollin në aeroplanin privat të këtij të fundit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë