Loading…

Mikullovci: Se di datën e seancës

  • 02/09/2017 | 20:47

Mikullovci: Se di datën e seancës

Edhe pse 7 shtatori po konsiderohet si data e mbajtës së seancës konstituive të Kuvendit, një gjë e tillë po mbetet vetëm supozim.


Se data e seancës nuk është caktuar e ka konfirmuar për Tribuna Channel kryesuesi Adem Mikullovci

Ai tha se nuk ka marr asnjë kërkesë nga sekretariati i Kuvendit, për datën kur do të mund ta thërras vazhdimin e seancës.

Sipas tij koalicioni PAN duhet të bëjë kërkesë në sekretariat për datën kur ata dëshirojnë ta hedhin në votim kandidatin e tyre për krye parlamentar, dhe pas kërkesës së tyre, ai cakton datën e mbajtjes së saj.

Mikullovci gjendjen e tanishme e quan anormale, për shkak se sipas tij fjalën vendimtare për formim të institucioneve pritet ta ketë partia e Behgjet Pacollit, me vetëm 3 deputetë

Kurse analisti politik, Haki Abazi, deklaroi se deri më tani PAN nuk ka treguar seriozitet për të ecur drejtë konsolidimit të institucioneve, kurse LDK-në e sheh të ç’rregulluar në raport me partnerët e saj të koalicionit e sidomos në tentimin për t’i bërë numrat së bashku me Vetëvendosjen.

Abazi më tej shtoi se tani nuk ka të bëjë me respektim të afateve kohore, por vetëm me përpjekje për t’i siguruar numrat e nevojshëm.

Kujtojmë se edhe në vitin 2014 kemi pasur zvarritje të konsolidimit të institucioneve si shkak i bllokadave nga ana partive politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë