Loading…

Milaim Zeka dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit duke marrë vetëm 1 mijë vota: Tani zyrën e partisë e lëshon me qira

  • 31/10/2019 | 09:44

Milaim Zeka dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit duke marrë vetëm 1 mijë vota: Tani zyrën e partisë e lëshon me qira

Milaim Zeka në zgjedhjet e 6 tetorit arriti të marrë 1 mijë vota me subjektin e tij politik, të quajtur Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), shkruan Gazeta Metro.


Zeka që në zgjedhjet e tetorit vendosi të garojë i vetëm dhe madje duke dhënë fjalë të mëdha se partia e tij e PEKK do të përfaqësohet nga minimum 12 deri 14 deputetë.

Mirëpo qytetarët e vlerësuan shumë pak punën e Zekës dhe me 6 tetor, ai mori pak më shumë se 1 mijë vota.

E si duket Milaim Zeka është dëshpëruar nga dështimi i madh që i ndodhi në këto zgjedhje dhe ka vendosur që zyret ku i kishte partia e tij t’i lëshojë me qira.

Metro ka siguruar disa fotografi ku shihet se në zyrën e partisë së Milaim Zekës, është vendosur njoftimi se vendi lëshohet me qira.

Zeka që ishte pjesë e listës së Nismës dhe njëri ndër më të votuarit në atë listë në zgjedhjet e 2017, ai së fundi nuk arriti që të fitojë mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Madje as në fshatin e tij Arbri e Poshtme, ai nuk kishte arritur të marrë besimin e bashkëfshatarëve duke marrë vetëm 9 vota. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë