Loading…

Milaim Zeka, në mbështetje të Nismës në Drenas

  • 16/12/2016 | 19:51

Milaim Zeka, në mbështetje të Nismës në Drenas

Nisma për Kosovën, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës për kryetar të Drenasit.  Kandidati i Nismës për kryetar, Isa Xhemajlaj është shprehur  se nga 19 dhjetori qeverisja do të kthehet tek qytetari.


“Nga 19 dhjetori qeverisja do të kthehet tek qytetari, sepse e kemi për obligim t’ua lëmë nipërve tonë. Kemi nevojë të mbrojnë pasurinë, sepse e kemi mbrojtur edhe në të kaluarën me jetët tona”, tha Xhemajlaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka shprehur  besimin se më 18 dhjetor do ta sjellin ndryshimin.

“Këtë ndryshim që ka ndodhur dhe do të ndodh në Drenas, është duke e pritur e gjithë Republika e Kosovës. Në ndryshimin që do të ndodh, qytetarët e Drenasit do të priten më mirë në çdo fshat dhe qytet të Kosovës. Ata të cilët i frikësojnë qytetarët e Drenasit, nuk e dëshirojnë ndryshimin e Drenasit dhe për të mirën e qytetarëve të Drenasit, ata vijnë në Drenas për të marrë vota dhe jo për të mirën e tyre. Më 18 dhjetor do ta sjellim ndryshimin”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se për këtë liri të shprehjes, kanë votuar edhe parti të tjera, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ppartia Fjala, kandidati i pavarur Xhavit Drenori, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re.

“Ata që kanë qeverisur pas pavarësisë, votën tuaj nuk e kërkojnë për të përmirësuar, për të zhvilluar Kosovën, për të pasur investitorë të huaj, por për të vazhduar ndërtimin e perandorisë së korrupsionit”.

Pjesë e përmbylljës së fushatës të Nisma’s, ishte edhe gazetari Milaim Zeka, i cili tha se

në Drenicë nuk e ka bërë luftën vetëm Drenica, por gjithë bijtë dhe bijat që erdhën në Drenicë, duke dhën mbështetje të fuqishme për Xhemajlajn.

“Isa xhemajlaj deri në katragjysh është shqiptar dhe askush s’mund të thotë se ai ka vjedhur një tullë, prandaj jam me Isa Xhemajlajn”, tha Zeka.

Ndërsa, kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj tha se sot gjashtë javë më parë kanë filluar aktivitetin elektoral dhe se shkaqet që kanë sjell në zgjedhje të jashtëzakonshme, janë një realitet që s’e kanë dëshiruar dhe kur kanë filluar fushatën, ishin qenë shumë larg ndryshimit.

“Keni pritur 16 vjet për të parë ndryshimin, bashkohuni dhe bëjeni ndryshimin, kjo fitore do të jetë e vullnetit të Drenasit. Kemi nevojë që Drenasi të japë votën me zemër dhe ajo votë duhet të shkojë tek numri 11”, tha Fatmir Limaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë