Deputeti nga radhët e partisë NISMA, Milaim Zeka, ka folur rreth rastit të vdekjes së aktivistit të ndjerët të Vetëvendosjes, Astri Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Deputeti Zeka ka thënë se rasti i kësaj vdekje është politizuar, në këtë rast ka ndërhyrë politika dhe se të gjitha provat rreth kësaj vdekje janë shkatërruar qëllimisht për të krijuar një situatë ku jemi sot, shkruan gazetametro.net.
“Qarqe të ndryshme brenda për brenda, qëllimisht i kanë shkatërrua provat për Astritin dhe qëllimisht kemi ardhur në këtë situatë ku jemi sot”, tha Zeka në Info Magazinë.
Zeka ka thënë se në atë kohë duhet të kishin dhënë dorëheqje ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës, sipas tij këto dorëheqje duhet të ndodheshin për të treguar pjekuri institucionale./gazetametro.net