Zeka kujton ish kryeministrin e ndjerë Bajram Rexhepin Me rastin e arritjes së arkivolit të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi në Kosovë, deputeti i Nismës Milaim Zeka tha se ai ka qenë një mjek shembullor, njeri i mirë dhe patriot i madh.
“Eshte nga mjeket e pare qe mjekoi njerezit e grupit te Adem Jasharit, ne mesin e tyre edhe Sahit Jasharin. Ka qene njeri i çilter, dhe me nje humor te jashtezakonshem. Njeri i guximshem. I heshtur. Tallej me te keqen, ashtu sikurse tallej me semundjen, dhe disa njerez te partise se vet. Cigaren e konsideronte shokun me te mire, prandaj nuk donte te ndahej “deri sa ajo do ta linte”!”, ja shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Zeka përmes këtij shkrimi i dha lamtumirën ish kryeministrit Rexhepi duke thënë: Lamtumire njeri i mire. Ike pa na lene nje testament se kush do te vinte sot te arkivoli Yt, e kush jo! Sa partiaku Yt i paftyre do te sillet sot prane trupit tend!
Milaim Zeka bëri të ditur se nuk do të përkulet para trupit të pajetë të ish kryeministrit Rexhepi. “Ne mungese te atije testamenti, une nuk do te perkulem fizikisht prane trupit Tend, po shpirterisht do te kujtoje deri ne takimin tone ne boten tjeter. Nuk do te harroje te ta sjelle me vete shokun e ngushte – Cigaren! Lamtumire Bajram Rexhepi!”, ka përfunduar shkrimin Zeka.