Deputeti i zgjedhur nga Nisma, Milaim Zeka ka takuar sot Mendim Rugovën dhe Blerina Kllokoqin-Rugovën, djalin dhe renë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.
Sipas tij, biseda e tyre nuk ishte përqëndruar në politikë. Zeka thotë se ata nuk kanë biseduar për numra, duke përmendur vizitën që pati sot kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në këtë familje.
“Nuk kemi bisedu per numra. Me Blerina Kllokoqin, dhe Mendim Rugoven, nuk kemi biseduar per numera te Qeverise, pasiqe ate muhabet e kishin pas ba pak para meje me Isa Mustafen. Nuk desha me nderhy ne punet e brendeshme te LDK-së”, ka shkruar Zeka në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net
LEXO EDHE: Mustafa largohet nga rezidenca Rugova, nuk tregon arsyet e vizitës.
Ai thotë të kenë biseduar për diçka krejt tjetër nga politika-martesën.
“Sot, Blerina dhe Mendimi kane 100 vjetorin e kurorizimit, minus nje zero. Muhabeti ishte i thjeshte: A ma e rande politika, apo martesa?!!!”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net