Loading…

Milan afron mbrojtësin Tomori nga Chelsea

  • 22/01/2021 | 22:28

Milan afron mbrojtësin Tomori nga Chelsea

Milani ka mbyllur transferimin e një tjetër lojtari pas kroatit Mandzukiç. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Chelsea-t, Tomori i cili ka ardhur në formën e huazimit me të drejtë blerje, njofton Insajderi.


Kontrata e tij është depozituar disa orë më parë në Lega Seria A dhe tashmë është gati për të qenë në urdhrat e Piolit.

Gjithashtu vetëm disa momente më parë, lojtari nigerian me pashaportë kanadeze ka zbarkuar në Milano, i shoqëruar nga zyrtarët e klubit dhe do t’i nënshtrohet menjëherë testeve mjekësore. Trajneri Pioli është shprehur se Tomori dhe Mandzukiç do të jenë në stol në ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë