Loading…

Milan arrin marrëveshje me Mandzukic

  • 17/01/2021 | 10:53

Milan arrin marrëveshje me Mandzukic

Skuadra AC Milan. ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic, dhe zyrtarizimi do të bëhet ditët e ardhshme.


Sipas “Calciomercato”, AC Milan ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic për tranferimin e tij në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja do të bëhet zyrtare nga dita e sotme deri të martën, ish-sulmuesi i Juventusit, do të nënshkruajë kontratë për 18 muaj me mundësi zgjatje.

Sipas artikullit, mundësia e zgjatjes është nga gjashtë deri në 12 muaj.

Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me “Bianconerët”.

Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë