Loading…

Milan vazhdon formën e mirë në Serie A, mposht edhe Spezian

  • 25/09/2021 | 17:41

Milan vazhdon formën e mirë në Serie A, mposht edhe Spezian

Milan ka marrë një tjetër fitore në Serie A, kësaj radhe duke mposhtur skuadrën e Spezias.


‘Rossoneri’ kanë shënuar fitore 1:2, në një ndeshje ku Brahim Diaz doli të ishte heroi, me golin e shënuar në fundin e takimit.

Milan kalonte në epërsi në minutën e 48’ të takimit, me Daniele Maldini që shënoi golin e parë me fanellën e Milan, në ndeshjen debutuese në Serie A.

Vendasit reaguan në minutën e 80’, me Verde, por Milan nuk u dorëzuan deri në fund dhe shënuan edhe një herë.

Ishte minuta e 87’ kur spanjolli Brahim Diaz doli në skenë dhe shënoi golin e fitores për Milan, për shifrat 1:2.

Skuadra e Piolit tashmë është lidere me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Spezia mbanë pozitën 17 me 4 pikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë