Loading…

Milani dhe Lazio në kërkim të Brandt

  • 27/07/2021 | 20:02

Milani dhe Lazio në kërkim të Brandt

Mesfushori me tipare ofensive nga radhët e Dortmundit mund të largohet këtë verë nga skuadra gjermane.


Milan dhe Lazio dëshirojnë me çdo kusht të sigurojnë shërbimet e mesfushorit Julian Brandt, raporton “Calcio Mercato”.

Të dy klubet po synojnë që ta transferojnë 25-vjeçarin në formë huazimi për sezonin e ri 2021/22, me opsionin për ta bërë transferimin e tij permanent verën e ardhshme, përcjell KosovaPress.

Nevoja e Milanit për ta transferuar mesfushorin gjerman mund të jetë më e madhe se ajo e Lazios, pasi “Rossonerët” e shohin Brandt si zëvendësues ideal të mesfushorit Hakan Calhanoglu, ku ky i fundit iu bashkua Interit këtë verë me parametra zero.

Sezonin që lamë pas, Julian Brandt ka bërë 45 paraqitje për skuadrën e Borussia Dortmundit, duke regjistruar katër gola dhe dy asistime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë