Pietro Pellegrini nuk do të jetë më lojtar i Milanit sepse bashkëpunimi mes Milanos dhe lojtarit në fjalë ka përfunduar.
Futbollisti ishte i huazuar te “Rossonerët” por nuk mundi të tregonte dot formën e tij më të mirë në Seria A.
Ekipi ka njoftuar se lojtari mund të kthehet tek ish skuadra e tij. Klubi e ka falënderuar për angazhimin e tij.
“AC Milan njofton se ka përfunduar huazimi i Pietro Pellegri, i cili në këtë mënyrë rikthehet te skuadra që ka në pronësi lojtarin, AS Monaco. Klubi dëshiron të falënderojë Pietron për angazhimin e tij dhe i uron suksese në karrierën”, thuhet në njoftimin e klubit.