Loading…

Milani vazhdon me fitore në Serie A, mposht edhe Crotonen

  • 27/09/2020 | 20:21

Milani vazhdon me fitore në Serie A, mposht edhe Crotonen

Skuadra e Milanit po dëshmon se e ka nisur mbarë sezonin e ri në Serie A, duke regjistruar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në kampionatin italian, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka arritur të shënoi fitore në udhëtim te Crotone.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Ezio Scida’ ka përfunduar me rezultatin 0-2. Franck Kessie nga pika e bardhë dhe Brahim Diaz nga loja shënuan golat e fitores në minutat 45 dhe 50.

Milani tani ka 6 pikë dhe momentalisht renditet në pozitën e dytë, kurse Crotone mbetet e fundit (20) me zero pikë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë