Loading…

Milazim Krasniqi demanton Thaçin: Rugova nuk ishte pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

  • 23/08/2018 | 17:38

Milazim Krasniqi demanton Thaçin: Rugova nuk ishte pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi që është edhe njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një nga njerëzit më të afërt të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova në fillimet e LDK-së, thotë se nuk e mban mend që Rugova të ketë deklaruar ndonjëherë se është pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Jo, nuk e mbaj mend ndonjë deklaratë të tillë nga Rugova”, tha Krasniqi.

Sot gjatë ditës, Presidenti Hashim Thaçi e citoi një deklaratë të Presidentit Ibrahim Rugova të vitit 1994, por pa e përmendur burimin e kësaj deklarate, se ku apo për kë e kishte thënë Rugova këtë fjali.

Thaçi pretendon se Ibrahim Rugova kishte deklaruar; “Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”.

Milazim Krasniqi thotë se gjatë viteve 90 ka pasur shumë diskutime e opsione në qarkullim. Ai përmend të vetmin dokument zyrtar për këtë cështje, që ishte njohur si dokumenti i “tri opsioneve”.

“Në vitin 1991 ka qenë një dokument i këshillit të partive politike shqiptare që quhej “tri opsionet”, i cili parashihte versione, se nëse do të ruheshin kufijtë e Jugosllavisë, të mbetej Kosova si Republikë, Nëse do të lëvizshin kufijtë e brendshëm të Republikave, të bashkoheshin të gjithë shqiptarët në një republikë në Jugosllavi dhe nëse ndryshoheshin kufijtë e jashtëm, në atë rast do të bëhej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se në fund, nga këto tri opsione kishte dominuar opsioni që Kosova të jetë republikë e pavarur jashtë Jugosllavisë.

Ai përmend një deklaratë të Dobrica Çosiqit, ku kishte përmendur idenë e ndarjes së Kosovës, e që Krasniqi kujton se kjo ishte diskutuar edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuar.

Kjo sipas profesorit Krasniqi, ishte refuzuar nga pala kosovare.

“Dokumente për shkëmbim të territoreve për sa mbajë mend unë nuk ka pasur. I vetmi dokument zyrtar ka qenë dokumenti tri opsionet”, tha Krasniqi për kallxo.com.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë