Loading…

Milazim Krasniqi: Mos të shohim ëndrra, BE as që e njeh Kosovën si shtet

  • 29/10/2019 | 16:55

Milazim Krasniqi: Mos të shohim ëndrra, BE as që e njeh Kosovën si shtet

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kosovarët nuk duhet të shohin ëndrra se do të bëhet mirë, por duhet të punojnë, pasi që tani për tani, BE as nuk po e njeh Kosovën si shtet, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova duhet të forcohet brenda, që të integrohet dhe  të dalë nga izolimi.

“Çdo qasje tjetër, e kujtdo qoftë, është vetëm populizëm primitiv dhe mashtrim. Pra, kemi përpara një vetmi të gjatë, të cilën nuk mund ta përballojmë duke qitë fall a duke pjekur qiqrra në hell”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Franca e ka ribërë të qartë se nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën. (BE as që e njeh Kosovën si shtet.) Serbia e ka bërë të qartë se nuk ka negociata/marrëveshje, pasi shkon në zgjedhje në mars/prill 2020. Çka na mbetet? Na mbetet të mos shohim ëndrra se do të bëhet mirë, pa punuar fort, që të bëhet mirë. Vetëm forcimi i Kosovës nga brenda dhe bashkerëndimi si komb shqiptar, mund ta na hapin rrugët e integrimit dhe të daljes nga izolimi evropian dhe nga presioni dhe kushtëzimi serb e rus. Çdo qasje tjetër, e kujtdo qoftë, është vetëm populizëm primitiv dhe mashtrim. Pra, kemi përpara një vetmi të gjatë, të cilën nuk mund ta përballojmë duke qitë fall a duke pjekur qiqrra në hell. (Ka vite që ua përsërisë këtë gjë, shype!)./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë