Loading…
Miley kapet mat duke u puthur me një femër, burri i saj merr vendimin e prerë
  • 23/08/2019 | 10:20

Miley kapet mat duke u puthur me një femër, burri i saj merr vendimin e prerë

Këto ditë ka bërë bujë në media tradhëtia e Miley Cyrus ndaj bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth. Këngëtarja u kap duke u puthur me të dashurën e re, Caitlyn Carter. Menjëherë pasi këto foto bënë xhiron e rrjetit, duket se dyshja kanë ndërprerë marrëdhëniet mes tyre, transmeton Gazeta Metro.


Madje disa burime pranë Liam kanë treguar se aktori do të divorcohet nga Miley. “E!News” ka raportuar se Liam është duke bërë kërkesën për divorc dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë përfitim financiar nga Miley.

“Ata kanë një kontratë paramartesore dhe i kanë mbajtur të ardhurat të ndara gjatë martesës. Nuk ka shumë për të ndarë përveç kafshëve. Të dy kanë shtëpi që janë blerë individualisht para martesës.”, thotë burimi. “Liami ka vendosur të përfundojë lidhjen. Nuk ka kthim mbrapa dhe ai e di se dëshiron të ecë përpara. Ata nuk kanë pasur shumë komunikim. Nuk ka asgjë për të thënë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë