Të martën Elon Musk ka thumbuar përsëri Bill Gates kur reagoi ndaj një artikulli ku pretendohej se themeluesi i Microsoft kishte financuar kritikët e tij, transmeton Gazeta Metro.
Në një artikull të portalit amerikan Breitbart ku pretendohej se fondacioni i Bill Gates ka hedhur qindra miliona në grupe të shumta prapa fushatës që i shtyjnë reklamuesit të bojkotojnë rrjetin social Twitter nëse Musk e përfundon blerjen.
EXCLUSIVE: Bill Gates Poured Millions into Dark Money Fund Attacking Elon Musk https://t.co/5klNc5QOUE
— JPR007 (@jpr007) May 23, 2022
Elon Musk kishte reaguar në Twitter ndaj postimit të lajmit me një fjalë: “Psherëtimë”.
Sigh
— Elon Musk (@elonmusk) May 24, 2022
Kjo nuk është hera e parë që dy rivalët kanë shkëmbyer thumba mes njëri tjetrit. Pasi që ishte njoftuar se Musk është gati të blejë rrjetin social Twitter, Bill Gates kishte thënë se Musk duhet të ketë kujdes se mund ta përkeqësojë situatën me dezinformata.
Bill Gates commented on Elon Musk’s plan to purchase Twitter and how he could make misinformation online worse. #WSJCEOCouncil https://t.co/0E4mtWvjQI pic.twitter.com/xkQMpurrcO
— The Wall Street Journal (@WSJ) May 4, 2022
Musk i njohur si një absolutist i lirisë së shprehjes i ishte përgjigjur me një ‘meme’ dhe tallje për Gates.
in case u need to lose a boner fast pic.twitter.com/fcHiaXKCJi
— Elon Musk (@elonmusk) April 23, 2022
Musk kishte akuzuar Gates se ka investuar se stoqet e Tesla do të bien.
So apparently Bill Gates hit up @elonmusk to discuss “philanthropy on climate change” but Elon asked if he still had a half billion dollar short position on $TSLA.
Bill said he hasn’t closed it out, so Elon told him to get lost. No idea if this is true lol pic.twitter.com/iuHkDG3bAd
— Whole Mars Catalog (@WholeMarsBlog) April 22, 2022
Më vonë kishte dalë në rrjete sociale dhe media komunikimi mes dyve me sms ku ishte sfiduar Gates nga Musk për këtë çështje. Gates i kishte kërkuar bashkëpunim në filantropi ku Musk kishte refuzuar pasi ia pranoi çështjen rreth Teslas.
Yeah, but I didn’t leak it to NYT. They must have got it through friends of friends.
I heard from multiple people at TED that Gates still had half billion short against Tesla, which is why I asked him, so it’s not exactly top secret.
— Elon Musk (@elonmusk) April 23, 2022
Musk është i zëshëm kohëve të fundit edhe rreth çështjeve politike ku ka kritikuar ashpër partinë në pushtet në SHBA, demokratët se janë shndërruar në parti të urrejtjes siç e quajti. Ai kishte thënë se asnjëherë nuk kishte votuar për republikanët më parë por tani do ta bëjë./gazetametro.net