Loading…
Miliarderi e pranon: Për shkak të këtij gabimi jetësor shkatërrova gjithçka
  • 24/06/2019 | 14:46

Miliarderi e pranon: Për shkak të këtij gabimi jetësor shkatërrova gjithçka

Gabimi më i madh, të cilin e ka bërë Bill Gatesi, themelues i Microsoftit, ka qenë dhënia e mundësisë Google-it që ta inicojë Androidin – platformën standarde e cila i përket Apple-it, transmeton Gazeta Metro.

Ai e ka pranuar vetë këtë në një ngjarje të kompanisë Village Global, të cilën e mbështet.

Ai ka zbuluar se gabimi më i madh kurdoherë ka qenë udhëheqja e keqe, e cili ka bërë që Microsofti të mos jetë ai që është Androidi.

“Do të ishte e natyrshme që Microsofti të fitojë në këtë . Ka hapësirë për vetëm një sistem operativ i cicli nuk është i Apple-it dhe sa vlen? 400 mioiardë, të cilat do të përfudnonin te komania M (Microsoft) në vend se te kompania G (Google)”, ka thënë Gates.

Google e ka blerë Android Inc-në për së paku 50 milionë dollarë dhe në vitin 2007 ka paralajmëruar sistemin e ri mobil, i cili do t’u mundësojë qasje në internet një numri më të madh njerëzish, transmeton Fox Business.

Gates thotë se lejimi i Google-it që të rrëmbje këto raste me Androidin është njëri prej gabimeve më të mëdha të të gjitha kohëve, por përkundër kësaj, mendon se Microsfti është shumë i fortë.

“Ne jemi kompani prijëse. Po të mos gabonim aty, do të ishim kompania më e madhe. Por, mirë”, ka përfunduar ai.

Përndryshe, Gates është personi i dytë më i pasur në botë – prapa Jeff Bezosit, themeluesit të Amazonit, me vlerë neto prej 102,9 miliadrë dollarësh, sipas vlerësimit të Forbesit./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë