Loading…

Miliona njerëz po vdesin nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve

  • 20/01/2022 | 09:33

Miliona njerëz po vdesin nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve

Infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve, kanë lënë të vdekur më shumë se 1.2 milion persona më 2019, është thënë në atë që është përshkruar si studimi më i madh për këtë çështje.


Kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vdekjeve vjetore nga malaria dhe AIDS.

Shtetet e varfra janë më të prekurat nga rezistenca ndaj baktereve, e cila kërcënon shëndetin e secilit, është thënë në raportin e publikuar nga revista mjekësore, The Lancet.

Në të rekomandohet që të ketë investime urgjente në ilaçe të reja dhe që ato që ekzistojnë të përdoren më mirë.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve për infeksione jo shumë të rënda, nënkupton se ato po bëhen më pak efektive kundër infeksioneve serioze.

Njerëzit janë duke vdekur nga infeksione që më parë janë trajtuar, pasi bakteret që shkaktojnë ato, janë bërë rezistente ndaj trajtimeve.

Shifrat për vdekjet, janë të bazuara në studime të kryera në 204 shtete nga një ekip i hulumtuesve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara.

Hulumtuesit besojnë se rreth 5 milionë njerëz kanë vdekur më 2019 nga sëmundje ku ka pasur rol rezistenca ndaj baktereve, derisa 1.2 milion vdekje kanë qenë të shkaktuara drejtpërdrejt nga ky problem.

Shumica e vdekjeve nga rezistenca ndaj baktereve, janë shkaktuar nga pneumonia apo infeksione tjera të frymëmarrjes dhe infeksioneve të gjakut që çojnë në sepsë. /rel

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë