Loading…

Milioneri amerikan do të investojë në kanabis në Maqedoninë e Veriut: Premton 30- 40 mijë vende të reja pune

  • 02/09/2019 | 11:27

Milioneri amerikan do të investojë në kanabis në Maqedoninë e Veriut: Premton 30- 40 mijë vende të reja pune

Milioneri amerikan Mike Straumetis, prodhuesi më i madh i kanabisit në botë, u deklarua se është e mundur të krijohen 30 mijë deri 40 mijë vende të reja pune në Maqedoninë e Veriut në dy deri në tre vitet e ardhshme, transmeton Gazeta Metro.


Straumetis postoi idetë e tij të biznesit në një video në Instagram pas një vizite në Maqedoninë Veriore, gjatë së cilës u takua me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipce.

‘Ky vend ka një aftësi të jashtëzakonshme për të bërë biznes me kanabis si askush tjetër në Evropë. Unë jam gjithashtu i kënaqur me njerëzit që kam takuar. Ata janë me të vërtetë një popull i vlefshëm dhe ky biznes është një mundësi e shkëlqyeshme për ta’, ka shkruar Mike. Straumetis, i cili para disa ditëve nga Maqedonia Veriore me një aeroplan privat, tha se nuk mund të presë të kthehet dhe të rafinojë planet e biznesit që diskutoi dhe të forcojë partneritetin me këtë mundësi të re për Maqedoninë Veriore dhe ‘komunitetin e kanabisit’.

Maqedonia Veriore legalizoi prodhimin e marijuanës për qëllime mjekësore disa vjet më parë duke u renditur si vendi i 14-të evropian që merr këtë vendim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë