Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur të enjten në takim Petrit Selimin, udhëheqësin e Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me ekipin e tij.
Thaçi i ka ofruar mbështetje të plotë këtij ekipi, dhe për punën e tyre që synon të sjellë miliona investime në Kosovë, thuhet në një njoftim të Presidencës. Kjo shumë tejkalon qindra milionëshin që synon investime në sektorin e energjisë si prioritet dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“MCC është sukses i madh për Kosovën, vlerësim i madh për shtetin tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “suksesi juaj reflekton edhe në marrëdhëniet tona me SHBA-në. Përkrahja amerikane për zhvillim ekonomik, mbrojtje të ambientit dhe sundim të ligjit është e rëndësishme për të iniciuar një cikël të ri të zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Presidenti.
Petrit Selmi është publicist i njohur dhe ish zëvendësministër i jashtëm i Kosovës. Zyra e Koorportatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, së shpejti do të njoftoj më saktësisht shumën e investimeve dhe sektorët prioritarë për investime./gazetametro.net