Loading…

Miller: Pse të lihet seksi jashtë letërsisë?

  • 24/01/2020 | 20:59

Miller: Pse të lihet seksi jashtë letërsisë?

Në vitin 1934, Henry Miller, atëherë dyzet e dy vjeçar, duke jetuar në Paris, botoi librin e parë, shkruan Gazeta Metro.


Në vitin 1961, libri më në fund u botua në vendlindjen e tij, ku shpejt u bë bestseller dhe temë kontraverse.

Atëbotë, gjërat qenë turbulluar aq shumë nga debati lidhur me censurën, pornografinë e gjërat e turpshme, saqë më tepër flitej për to sesa për vetë librin.

George Wickes e kishte intervistuar shkrimtarin e madh Henry Miller pikërisht në këtë kontekst, dhe Gazeta Metro, në një seri rikujtimesh të përgjigjeve që kanë dhënë shkrimtarët e mëdhenj për letërsinë e tyre, jua sjell përgjigjen e Millerit.

Intervistuesi: Pse keni shkruar aq shumë për seksin? Çka do të thotë seksi për juve? Ka ndonjë kuptim të veçantë?

Miller: Është e vështirë të përgjigjesh. E dini, kam shkruar për seksin po aq sa kam shkruar për motivet që kritikët e mi armiqësorë i quajnë ”gjepura” – do të thotë marrëzi metafizike. Puna është se ata zgjedhin të këqyrin vetëm për seksin. Jo, nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, përveçse seksi ka luajtur një rol të madh në jetën time. Kam bërë një jetë të pasur e të mirë seksuale dhe nuk e di pse duhet lënë jashtë letërsisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë