Futbollisti kosovar, Milot Rashica, ka thënë zëvendësimi i tij gjatë ndeshjes Werder Bremen – Augsburg erdhi si një masë parandaluese, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka arritur t’i realizojë dy super gola brenda 30 minutave ndaj skuadrës gjermane Augsburg.
Së fundmi futbollisti 22 vjeçar është ankuar se po e ndjen një dhembje në shpinë, të cilën ai nuk e konsideron të jetë problem serioz. Dhe kjo dhembje iu shfaq atij edhe gjatë kësaj ndeshje.
“Nuk është dëmtim i madh, thjesht ndjeva dhembje në shpinë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se në këtë ndeshje, Rashica shënoi dy gola./gazetametro.net
Milot Rashica nuk ka të ndalur, driblim dhe gol fantastik ndaj Augsburg