Milot Rashica ka realizuar golin e parë me fanellën e Galatasaray në Superligën e Turqisë sonte kundër Giresunspor, transmeton Gazeta Metro.
Anësori kosovar pasi ‘rrëmbeu’ një top nga mbrojtësit kundërshtar nuk e pati shumë të vështirë të realizoi përballë portierit Onurcan Piri.
Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk kishte vendosur që sonte të mos luajë nga minuta e parë me 26-vjeçarin kosovar.
Ai u inkuadrua në minutën e 70’të dhe kësisoj u bë protagonist në fitoren e gjigantit turk me rezultat 0-4. /gazetametro.net
89′ GOOOOLLLL!
âš½ Milot Rashica
Giresunspor 0-3 Galatasaray pic.twitter.com/TDSptWHnC8
— 🌞 (@Hkeskin63) January 28, 2023