Loading…

Miltantët e VV’së sulmojnë Çun Lajçin në komente pasi ai shkroi kundër Kurtit, reagon aktori

  • 06/06/2021 | 19:45

Miltantët e VV’së sulmojnë Çun Lajçin në komente pasi ai shkroi kundër Kurtit, reagon aktori

Aktori i njohur Çun Lajçi, ka reaguar përmes Facebook’ut, ndaj militantëve të Vetëvendosjes, të cilit pas një shkrimi kritik ndaj kryeministrit Kurti, është sulmuar me komente negative, shkruan Gazeta Metro. 


Lajçi kishte reaguar për punësimet që po ndodhin në Qeverinë ‘Kurti 2’.

Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë punësimet duke thënë se po i vjen marre me punësimet e nipave dhe mbesave.

“Ndalu burr, se as n’dasma nuk thirrën veç familiarët”, ka shkruar ai ndër të tjera.

E menjëherë pas këtij shkrimi të Lajçit, militantët e VV’së kanë sulmuar me komente negative aktorin shqiptar.

Në reagimin e tij, Lajçi ka shkruar se fansat e VV’së ju kanë turrur pas një shkrimi e mendimi për kryeministrin tim e tuajin.

“A po m’tregoni ju fansat e VV-së
Çka m’u turrët për nji shkrim (mendim), për Kryeministrin tim-tuejin?
A veç me lavdua duhet, për me m’thanë ju, se sa i madh jam!
Dhe
Pse duhet t’hesht kur ministri i kulturës thotë për kryetarën e Bordit të Teatrit, se ajo asht eksperte teatri?
Atëherë ku mbetën Enveri e Afrim Spahiu që ua dha çmimin e karierës?
Pse duhet me m’ofendua, kur unë e them ate që e lexoj ( nisoj si ju ) n’internete, për t’bamat e partisë që s’dukën t’mira?”, ka shkruar ndër të tjerash Laçi.

Postimi i plotë:

A po m’tregoni ju fansat e VV-së
Çka m’u turrët për nji shkrim (mendim), për Kryeministrin tim-tuejin?
A veç me lavdua duhet, për me m’thanë ju, se sa i madh jam!
Dhe
Pse duhet t’hesht kur ministri i kulturës thotë për kryetarën e Bordit të Teatrit, se ajo asht eksperte teatri?
Atëherë ku mbetën Enveri e Afrim Spahiu që ua dha çmimin e karierës?
Pse duhet me m’ofendua, kur unë e them ate që e lexoj ( nisoj si ju ) n’internete, për t’bamat e partisë që s’dukën t’mira?
Unë jam votues i tij, si ju, por jo i partisë, që t’ia lëmoj setrën e qehren.
Juve po iu pëlqen kur po ua nxjerri t’pa lamet Enverit, Isës e Ramushit, prandaj duroni edhe kur t’shkruej për gabimet e Albinit, se kurkujt s’ia thej qafën për lavdat tueja e titujt pa grada!
Jam artist që gaboj, por s’hesht kur shoh diçka që s’më pelqen, e aq ma pak kët e baj për ndoni post!
M’leni rehat!./gazetametro.net

Çun Lajçi: Albin bre marre po na vjen, ç’janë këto punësime nipash e mbesash

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë