Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e radhës të Mimoza Studenicës të titulluar “Tregime urbane të mbështjella në rrollne” të artistes Mimoza Studenica.
“Punën e saj artistike “mund ta shohim si një ndërlidhje me vokacionin e saj, dizajnin që shpërfaqet natyrshëm si impakt i drejtpërdrejtë në tablo letrash filigrani”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite Lorik Sylejmani, njëkohësisht artist vizual dhe kritik arti.
Kjo ekspozitë drejtohet dhe financohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës. Ekspozita do të hapet me datë 23 mars në ora 19:00 dhe mbyllet me 15 Prill 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës (objekti Qafa) në Prishtinë. /gazetametro.net