Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka lansuar hulumtimin “Punëtorët e Padukshëm të Nëntokës”, duke kërkuar hartimin e një liste zyrtare të sëmundjeve profesionale për minatorët e Kosovës dhe ndryshime ligjore që do t’u mundësonin atyre njohjen e këtyre sëmundjeve dhe pensionim të parakohshëm, ku sipas hulumtimit 80 për qind e minatorëve janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze në punë, ndërsa 58 për qind janë diagnostikuar me sëmundje gjatë vitit të fundit, transmeton Gazeta Metro.
Analistja e hulumtimit, Anita Plakolli, prezantoi gjetjet sipas të cilave mbi 80% e minatorëve janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze në punë, 58% janë diagnostikuar me sëmundje gjatë vitit të fundit, ndërsa 70% kanë punuar pa pajisje mbrojtëse, duke e cilësuar gjendjen si alarmante për shëndetin dhe sigurinë e tyre, raporton Ekonomia Online.
E në anën tjetër, ndërsa minatorët u vuajnë nga sëmundjet e pa paga, Trepça akoma “lavdërohet” për nxjerrje të mineraleve.
“Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës”, u tha në njoftimin e “Trepçës” të premten e 27 shkurtit.
Trepça “përfitoi” herë pas here subvencione nga Qeveria, 3.5 milion në 2020 dhe 1 milion në vitin 2023 , e edhe gjatë këtyre viteve, grevat e punëtorëve pa kushtet elementare e pa paga, nuk pushuan./gazetametro.net