Loading…

Minimumi, 27 mijë kosovarë do t’i humbasin vendet e punës gjatë vitit 2020

  • 09/07/2020 | 21:46

Minimumi, 27 mijë kosovarë do t’i humbasin vendet e punës gjatë vitit 2020

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, projeksioni më optimist i Bankës Botërore tregon se në Kosovë do të humbin 27 mijë vende pune më 2020, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia. Në Desk, Rukiqi ka thënë se në opsionin më të rëndë do të humbin rreth 45 mijë vende pune.


“Nëse e marrim për bazë projeksionin e Bankës Botërore për 5 për qind rënie ekonomike, dhe nëse themi se më 2019 e kemi pasur 25.7 për qind papunësinë, më 2020 neve mund të na shkojë në 28.2 për qind. Ky është projeksioni më optimist. 27 mijë vende pune që mund të humbin këtë vit si pasojë e pandemisë. Nëse shohim pjesën tjetër. Në një skenar tjetër që ka parapa BB-së, minus 8 për qind, mund të humbin diku rreth 45 mijë vende pune”, ka thënë Rukiqi teksa ka shtuar se “padiskutueshëm do të humben vende pune”.

Ai ka paralajmëruar se shumë kompani të mëdha po e shohin si shpëtim Ligjin e Falimentimit, duke kërkuar moratorium për ristrukturim e nëse s’mund të kthehen në treg, shkojnë në bankrot.

Vjeshtë e dimër të zymtë më 2020 për Kosovën ka paraparë edhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

“Parashikimet që kemi pas janë goxha të zymta. Vjeshta e dimri do të jenë depresivë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Deri para 2-3 javësh kemi menduar se megjithatë diaspora do të vijë e do të gjejë mënyrën e formës së kontributit, jo sikur më herët, por me vlerë të madhe. Me shpërthimin e rasteve të reja kur po ka kufizime në vendet e diasporës, na bëjnë të kemi parashikim më të zymtë. Nëse në të kaluarën ka pas forma joformale të lënies së parave tani kjo vetëm është kthyer në forma formale dhe kemi shtim të pagesave, por në përgjithësi kemi tkurrje të dërgesave sepse edhe diaspora është goditur nga pandemia. Të varurit shumë nga këto dërgesa, na ka krijuar llazdrimllëk se gjithmonë do të kemi mbështetje nga ta. Kemi harruar që ndikimi ka qenë anembanë botës dhe edhe ata që kanë mbajtur ekonominë tonë do ta kenë të pamundur”, ka deklaruar ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë