Loading…

Ministrat e BE’së nisin sot Samitin në Bruksel

  • 22/06/2022 | 09:10

Ministrat e BE’së nisin sot Samitin në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë efektet e luftës së Ukrainës në sigurinë e ushqimit dhe energjisë në Bruksel më 23-24 qershor përpara samitit të liderëve të BE-së.


Kurse samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet më 24 qershor në Bruksel. Në këtë samit do të diskutohet edhe për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

Sipas Këshillit të BE-së, Këshilli i Punëve të Jashtme do të informohet për çështjet aktuale dhe ministrat do të mund të shkëmbejnë mendime për ngjarjet e fundit dhe për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e jashtme.

Këshilli do të diskutojë më pas zhvillimet e fundit në Bririn e Afrikës, si dhe marrëdhëniet e BE-së me Egjiptin.

BE-ja është duke vlerësuar opsione të ndryshme, duke përfshirë Bjellorusinë, për eksportin e miliona tonëve grurë, theksoi zyrtari, duke thënë se opsioni më ideal është Deti i Zi.

Ministrat do të diskutojnë paketën e gjashtë të sanksioneve, e cila u pranua në samitin e fundit dhe nuk janë në përgatitje për një pakoje të re, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, interesim ka edhe nga vendete Ballkanit perëndimor ndonëse presidenti i Serbisë, e kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë edhe iniciativën e “Ballkanit të hapur”, kanë deklaruar se nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë.

Në anën tjetër, Kosova është i shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret.

Ditëve të fundit është raportuar se në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizmit të vizave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë