Loading…

Ministrat Hoxhaj e Tahiri, raportojnë sot para Komisionit

  • 08/02/2017 | 08:41

Ministrat Hoxhaj e Tahiri, raportojnë sot para Komisionit

Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajë sot mbledhjen e radhës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.


Para këtij Komisioni do të raportojë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ai në këtë mbledhje do të flas lidhur me raportet Kosovë – Serbi.

Raportimi i ministrit Hoxhaj do të bëhet  në ora 14:30, në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, në po këtë mbledhje të komisionit, por pak më herët se ministri Hoxhaj, do të raportojë edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Raportimi i ministres Tahiri para këtij Komisioni do të bëhet në orën 13:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë