Loading…

Ministri Abrashi i del në ndihmë një familjeje skamnore

  • 12/01/2017 | 22:14

Ministri Abrashi i del në ndihmë një familjeje skamnore

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka vizituar sot familjen me gjendje të rëndë ekonomike në Hajvali të Prishtinës.


Përveç ndihmës me pako ushqimore si dhe veshmbathje, ministri

Abrashi e ka përfshirë këtë familje edhe në ndihmën emergjente, ku do t’i ofrohet dhe ndihmë tjetër materiale.

Abrashi pakot që ka dhuruar për këtë familje ka bërë të ditur se i jepen në bazë të marrëveshjes të ministrisë që ka lidhur me dogana dhe me aprovimit të Ministrisë së Financave që mallrat e kontrabanduara t’iu shpërndahen familjeve në nevojë.

“Këto mallra po i shpërndajmë tek familjet që kanë gjendje të rëndë ekomomike. Sot dhe në Suharekë vazhduam të ndihmojmë me këto ndihma, ndërsa janë mbi 1000 familje me gjendje emergjente që i kemi ndihmuar”, ka thënë Abrashi duke shtuar se sipas mundësive ligjore që ka kjo ministri po iu del në përkrahje familjeve në gjendje jo të mirë ekonomike.

Ministri Abrashi ka bërë të ditur dhe skemën sociale që iu ndahet familjeve, në bazë anëtarëve ju del 140 euro.

Por, ai ka thënë se kjo ndihmë është momentale. Ministri tha se do të angazhohen për zgjidhje afatgjatë. Ai tha se ministria do të paguajë shpenzimet e udhëtimit për shkollën e fëmijëve si dhe ta punësoj dikë nga familja.

“Tani e tutje jeni nën mbikëqyrjen tonë dhe do t’iu ofrohet ndihma e nevojshme”, iu është drejtuar Abrashi familjarëve.

15995429_10154798321065874_872935241_n

Abrashi i ka premtuar kryefamiljarit Xhaferi se në bashkëpunim që kanë me kompani do të përpiqen t’i sigurojnë një vend pune që nuk dëmton shëndetin e tij, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa, për bashkëshorten e Xhaferit, ministri tha se do të inkuadrohet në programet për aftësim profesional ku përfshihen ato të tekstilit që më pas të punësohen. “Gjithë ata që kryejnë këto trajnime profesionale punësohen”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka shprehur shqetësimin e tij për ndërprerjen e shkollimit të vajzës së madhe të kësaj familjeje për shkak të pamundësisë ekonomike për t’ia përmbushur nevojat e shkollës.

Ai tha se vajza e kësaj familjeje do të vazhdojë shkollën dhe se ministria që drejton ai do ta ketë nën përkujdesje.

Abrashi ka thënë se do të shikojë mundësitë që dhe shtëpia të rinovohet.

MPMS ka ftuar kryefamiljarin që të mbush aplikacionin dhe t’i bartën edhe 300 euro ndihmë për shkollim të fëmijëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë